Pjanic, mbreti i goditjeve standarde në Europë
fakti që dikur ka luajtur s bashku me Juninhon e ka ndihmuar shumë që ai të jetë më i miri në goditjet e dënimit, madje jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.

Në këtë sezon futbollisti që ka realizuar më shumë gola nëpërmjet goditjeve të lira është mesfushori i Romës Miralem Pjanic. Futbollisti i përfaqësueses boshnjake e ka dërguar në 4 raste topin në rrjetë nga goditjet standarde në të gjitha kompeticionet.

Pjanic e kryeson i pashqetësuar këtë klasifikim special, pasi edhe pse pas tij renditen plot 5 futbollistë të gjithë janë koutën e 2 golave. 2 herë ka realizuar Daniel Parejo i Valencias nga goditjet standarte, Yannis Salibur i Guingamp, Christian Eriksen i Tottenham-it, Michael Gregoritsch i Hamburgut dhe Willian i Chelsea-it.

Ndërkohë Messi dhe Ronaldo kanë shënuar vetëm një herë nga goditjet e dënimit. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2015, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori