Pjanic: Nuk iki nga Roma
Pëlqej
Miralem Pjanic ishte një ndër lojtarët më të mirë të Romës sezonin e kaluar, dhe këtë merkato është bërë objektiv i shumë skuadrave.

Por, ai është shprehur se nuk largohet nga verdhekuqtë.

Barcelona dhe Paris Saint-Germaini janë ndër klubet që kanë shprehur interesim për 24-vjeçarin, mirëpo ai dëshiron të qëndrojë te Giallorossët.

“Kam nënshkruar kontratë të re, sepse besoj në projektin e Romës, në këtë skuadër dhe te ky trajner”.

“Ishte një vendim i lehtë. Ndoshta kam mundur të fitoj më shumë para diku tjetër. Por dua të luaj atje ku jam i lumtur”.

“I dua njerëzit te Roma, e dua klubin dhe e dua qytetin. Ky është vendi i përsosur për t’u zhvilluar”, është shprehur boshnjaku për Corriere dello Sport.
Shtuar më 04/08/2014, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori