Pjanic pas fitores në Torino: Ishim më të mirë
Miralem Pjanic, mesfushori i Barcelonës, komentoi për fitoren ndaj Juventus në "Mediaset".

Në Allianz Stadium skuadra katalanase fitoi 2-0 dhe boshnjaku triumfoi ndaj ish-skuadrës.

"Jam i lumtur që u ktheva dhe u takova përsëri me shumë miq, ishte një ndeshje e ndërlikuar dhe e vështirë por ne e merituam këtë fitore kundër një kundërshtari të madh. Gjë e mirë për ne, për besim, duhet të kështu", ka thënë Pjanic pas ndeshjes.

"Dy skuadra të forta sfiduan njëra-tjetrën, sigurisht që sot meritonim më shumë se ata. Luajtëm një ndeshje të mirë në të gjitha repartet, mund të kishim shënuar edhe më shumë gola, por jemi të kënaqur."

"I uroj Juventusit gjithçka të mirë, shpresoj që ata mund të fitojnë përsëri titullin. Kanë shumë lojtarë të mirë që do të jenë të rëndësishëm për Juventusin", ka thënë mesfushori i Barcës pas ndeshjes.
Shtuar më 29/10/2020, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori