Pjesë e grupit të "Bajrajve", kush është boksieri i arrestuar sot
Një tjetër person i shpallurkërkim si pjesë e grupit kriminal "Bajri" me aktivitet të shtuar kriminalShkodër është arrestuar mëngjesin e sotëm informon policia e Tiranës.

N. H., 35 vjeç , lindur dhe banues në Shkodër, ishte person i shpallurkërkim në shtator 2018, gjatë operacionit "OAZ", si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.

Sipas informacioneve i arrestuari eshte Nelson Hysa, boksier, shkruan ora neWs.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, kishte caktuar masën e sigurise “Arrest ne Burg”

"Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda."

Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallurkërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër." Informon policia e Tiranës.

Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMW Seria 3”.

Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë
Shtuar më 09/03/2019, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori