Pjesëmarrja në Europian, Juvja përfiton më shumë nga UEFA (TABELA)

UEFA ka shpërblyer klubet që lejuan futbollistët e tyre të luajnë me përfaqësueset respektive në eliminatoret dhe fazën finale të Euro 2016.

Klubi që përfitoi më shumë është Juventus që kishte 12 futbollistë në Europianin e Francës. Shifra që shkoi në arkat e “Zonjës së Vjetër” ishte rreth 3.5 milionë euro duke lënë pas vetëm për pak Liverool-in me gati 3.4 milionë euro.

Podiumin e plotëson një tjetër skuadër angleze, Tottenham me 3 milionë euro i ndjekur nga Manchester United dhe Bayern Munchen.
Klasifikimi vijon me Realin e Madridit, Arsenalin e Barcelonën, ndërkohë që në dhjetëshen që kanë përfituar këtë bonus nga UEFA përfshihen edhe Roma e Southampton.


Shtuar më 02/02/2017, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori