E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Plagosen 11 persona gjatë intervistës së Andres Inistas (VIDEO)
Ka shkuar ashtu si asnjë nuk e priste intervista e Iniesta-s për emisonin “Chester” në Spanjë.

Mesfushori spanjoll i Barcelonës do të zhvillonte një intervistë në ambient të hapur në një nga lagjet e qytetit ku do të fliste rreth karrierës së tij e të ardhmes larg katalanasve.

Për këtë arsye drejtuesit e emisionit e kishin parë të arsyeshme për të improvizuar një tribunë spektatorësh, e cila faktkeqësisht pak para se të fillonte intervista nuk ka mbajtur dot peshën e personave dhe është rrëzuar.

11 persona kanë mbetur të plagosur nga ngjarja, mes tyre edhe fëmijë, por fatmirësisht asnjë nuk është në gjende të rëndë. Sigurisht që regjistrimet e emisionit janë anuluar, ndërsa të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spital. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori