Plaku lavdëron portierin Koliçi
plaku00
Skuadra e Kamzës nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë Flamurtarit. Kapiteni dhe heroi i takimit për Kamzën, Sebino Plaku tha pas ndeshjes se këtë takim e vendosi portieri i Flamurtarit, Koliçi me pritjet në fundin e takimit.

“Në këtë ndeshje ndodhën të gjitha. Nuk e kishim parashikuar që të përmbyseshim pas nisjes shumë të mirë. Ishin disa faktorë që na dhanë një impuls më tepër. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi, por mendoj se u futëm në panik dhe Flamurtari e shfrytëzoi.

Ata i dhanë ritëm tjetër ndeshjes, pastaj pësuam gol. Ngjarjet shkuan në atë mënyrë, por mendoj se në fund morëm hov dhe besuam shumë. Ishte momenti që Flamurtari kishte rënie. E shfrytëzuam dhe kishim raste. Koliçi bëri një superpritje që vendosi fatet e lojës”, tha Plaku. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori