Plan për "spanjollizimin" e Realit (FOTO LAJM)

Isco - Malaga
E përditshmja spanjolle "AS" zbulon disa prej planeve të Real Madrid për merkaton e ardhshme. Largimi i mundshëm i trajnerit Jose Mourinho do ta lehtësonte punën për "spanjollizimin" e skuadrës, plan ky i cili mendohet prej vitesh te "Los Blancos".

Goditjet e para mendohen të jenë Isco dhe Dani Carvajal. Trekuartisti i Malagas pëlqehet nga të gjitha skuadrat e mëdha të Europës dhe ka një klauzolë prej 35 milionë eurosh, ndërkohë mbrojtësi i Bayer Leverkusen Carvajal mund të rikthehet në Madrid për shumën e 6.5 milionë eurove.

Por nuk duhet harruar këtu as mesfushori spanjoll i Manchester City, David Silva, i cili pëlqehet prej kohësh nga madrilenët. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2013, ora 13:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori