Plani A pranë dështimit, Barcelona ka një plan B në rast se dështon me Lautaron
Luataro dihet tashmë që është objektivi kryesor i Barcelonës gjatë merkatos së verës, me katalanasit që po provojnë gjithçka për ta bindur argjentinasin.

Ylli argjentinas ka klauzolë në kontratën e tij e cila aktivizohet gjatë muajit korrik, dhe është 111 milionë euro.

Inter pas krizës së COVID-19, do të ishin të lumtur nëse Barcelona paguan këtë shumë, me këta të fundin që po preferojnë marrëveshje tjetër, duke përfshirë në ofertë edhe ndonjë lojtarë.

Por, në rast dështimi në rrugët që dërgojnë drejt Lautaros, Barcelona do të kthehet ka sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner.

Mundo Deportivo raporton se Timo Werner është alternativë serioze për të forcuar sulmin e Barcelonës, në rast se dështojnë negociatat për Lautaron./
Shtuar më 23/04/2020, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori