Plani "B": Tevez te Juve, Vuçiniç te Milan
Dëshira më e madhe e Milan është që të marrë në skuadër Carlos Tevez. Megjithatë, nëse marrëveshja për "Apashin" nuk arrihet, Administratori i Deleguar i kuqezinjëve Adriano Galliani nuk ka për ta lënë skuadrën dhe teknikun Massimiliano Allegri pa një sulmues të ri. Kështu, alternativa është malazezi Mirko Vuçiniç. Sulmuesi nuk do qëndrojë në Torino në rast të ardhjes së një tjetër konkurrenti për një vend në formacion.

Mediat italiane shkruajnë se, përveç "Djallit", edhe torinezët ndjekin me vëmendje të madhe Tevezin. Dhe, nëse kuqezinjtë nuk ia dalin ta blejnë, atëherë menjëherë ata do të hidhen në sulm e do të mbyllin marrëveshjen.

Kjo do të thotë që për malazezin mos të ketë më vend dhe kuqezinjtë do ta shfrytëzojnë këtë situatë për ta blerë vetë.

Agjenti i Vuçiniç, Alessandro Lucci, është gati të nisë bisedimet me kuqezinjtë, pasi klienti i tij ia ka bërë të qartë se ai me Tevez dhe Llorenten nuk rri më në skuadër, pasi i duhet që të sakrifikojë vendin e titullarit. Për më tepër që mediat italiane shkruajnë se Juve ia ka bërë të ditur Milanit se është gati që t’u shesë Vuçiniç, në rast se vjen Tevez.


Në ditët në vazhdim do të zgjidhet kjo situatë, ndërkohë që kuqezinjtë janë ata që kanë shansin të jenë të parët në listë për të marrë "Apashin". /albeu.com/



Shtuar më 22/06/2013, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori