Plani i "çmendur" i Atleticos, i bën bashkë Suarezin dhe Cavanin
Edinson Cavani mund të bashkohet tek Atletico Madrid me bashkëvendësin e tij, Luis Suarez.

Skuadra nga Madridi, pasi ka siguruar shërbimet e Luis Suarez, ka rritur interesimin edhe për Edinson Cavanin.

33 vjeçari është agjent i lirë që pas largimit nga PSG, pas përfundimit të sezonit.

Real Madrid dhe Benfica kanë qenë të interesuar për ish yllin e Napolit, por ai ende nuk ka gjetur një klub të ri.

Lajmi bëhet i ditur nga L’Equipe, që raporton se drejtuesit e Atleticos janë vënë në lëvizje për Cavanin, përcjell lajmi.net.

Në rast kalimi tek Atletico, Cavani dhe Suarez do të krijonin një dyshe të frikshme në fazën e sulmit, me Diego Simeonen që mund të vendos objektiva të qartë për sezonin e ri.
Shtuar më 23/09/2020, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori