Plani i Juventusit për të rikthyer Pogban
Skuadra e Juventusit e ka seriozisht rikthimin e Paul Pogba në ekip. Bardhezinjtë e shitën dy vite më parë drejt Manchesterit për shifrën rekord të 107 milionë eurove. Ky është viti i dytë i francezit në “Old Trafford”, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Tashmë drejtuesit e skuadrës së kampionëve në fuqi të Italisë kanë gati një plan konkret për ta sjellë Pogba në Torino që në muajin janar. Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, Juventus ka gati një huazim në janar dhe në merkaton e verës do të paguajë 70 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2018, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori