Plani shpresëdhënës i Serie A: Kampionati mbyllet më 2 korrik
Nëse Serie A do të rifillojë më 20 maj, plani është që sezoni të përfundojë më 2 korrik, duke luajtur në fillim ndeshjet e mbetura të javës së 25-të, dhe pastaj 12 ndeshjet e mbetura.

Serie A është ndërprerë pas 8 marsit shkaku i COVID-19, dhe presidenti i FIGC, Gabriele Gravina ka përmendur 20 majin si datë për rikthimin e kampionatit.

Sipas Corriere dello Sport, 20 maj do të përdoret për ndeshjet e mbetura të javës së 25-të, të cilat u shtynë në fund të shkurtit.

Ndeshjet e shtyra atëherë ishin Atalanta – Sassuolo, Inter – Sampdoria, Torino – Parma dhe Verona – Cagliari.

Pas kësaj, kampionati do të vazhdonte me ndeshje çdo tre ditë.

Xhiroja e fundit, do të luhej më 2 korrik.
Shtuar më 04/04/2020, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori