Plas gallata: Zyrtarizuan Jaap Stam si trajner të ri, por në foto ishte dikush tjetër (FOTO LAJM)

Klubi i Cincinnati-t në Majoor League Soccer (Shtetet e Bashkuara të Amerikës ) zyrtarizoi ditën e sotme në krye të stolit, ish-futbollistin e njohur, Jaap Stam.

Sot gjatë mbrëmjes është zyrtarizuar kalimi i Jaap Stam te Cincinnati, me holandezin që kërkon një aventurë të re në stol.

Mirëpo, duket se klubi amerikan, nuk e njeh trajnerin e saj të ri, pasi në fotografinë zyrtarizimit nuk postojë holandezin, por një person që I ngjasonte atij.

Postimi qëndroi për dy orë në faqen zyrtare të Cincinnati. Kjo kohë ishte e mjaftueshme që kjo të bëhej virale.

Tashmë njerëzit po postojnë foto të emrave si Arjen Robben, por edhe personave të tjerë, me mbishkrimin “Mirësevjen Jaap Stam”.


Shtuar më 21/05/2020, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori