Plas mes Barcelonës dhe Realit, ndizet polemika për VAR-in dhe kalendarin
Ndizet “La Liga”. Pas vetëm 10 ditësh nga kthimi në fushë, polemikat mes Barcelonës dhe RealitMadrid tashmë janë rindezur. Sa orë pushim bën Reali më shumë sesa Barcelona? Sa minuta? Nuk dihet nëse ishte një veprim i studiuar në favor të Realit.

Tani terreni për përplasjen mes Real Madrid dhe Barcelonës është kalendari dhe “var”-i. Me tonin e ankesave ‘alla italiane’. Vetëm se ‘Los blancos” riveshin një rol të dyfishtë: duke përfituar nga var-i, ata ankohen për një trajtim të pabarabartë për pozicionimin e ndeshjeve, që sipas tyre, ndihmon Barçën.

Por gazetat e Barcelonës nuk janë dakord, përkundrazi kanë marrë laps dhe letër dhe kanë numëruar gjithçka: sipas Mundo Deportivo, skuadra e Zidane do të pushojë 27 orë më shumë sesa Barcelona mes javës 28 dhe 35. Real Madrid u ankua se duhej të luante kundër Athletic në orën 14:00 të dielën e 5 korrikut, vetëm 62 orë pasi të ketë përfunduar ndeshja kundër Getafes të enjten e 2 korrikut në 22:00.

Por sipas një monitorimit të detajuar të orëve të pushimit të grumbulluara mes ndeshjeve, Barça mbetet tek 586 orë, ndërsa për Real Madrid do të pushojë 613 orë.

Për t’i hedhur benzinë ??zjarrit ka menduar tekniku i blaugranëve, Quique Setien, i cili komentoi me sarkazëm suksesin e Realit 2-1 në shtëpinë e Real Sociedad. Sipas tij, gjithçka po komplikohet nga gabime serioze të arbitrit, të cilat i kanë kushtuar shtrenjtë Barcelonës, që tashmë ka humbur kreun, pasi llogariten ndeshjet direkte.

Polemika të shumta ka në veçanti për golin e avantazhit të Realit me penalltinë e Sergio Ramos. Gjyqtari Fernandez dha 11-metërsh, por në imazhet e var-it u duk që kontakti mes Vinicius dhe mbrojtësit Diego Llorente nuk ekzistonte. Setien nuk e pëlqeu episodi:

“Var është një mjet, që mund të na bëjë më të mirë. Por është e nevojshme ta përdorim atë dhe të kemi një vizion më të qartë të realitetit. Është e kuptueshme të pyesësh pse disa ndërhyrje rishikohen dhe të tjera jo. Gjithmonë do të ketë polemikë dhe probleme, të cilat janë të natyrshme në futboll. Mua Piqué më është dukur gjithmonë një person shumë inteligjent", ka thënë në fund trajneri Setien.

Mbrojtësi katalanas kohët e fundit kishte parashikuar ndihmat e gjyqit në favor të madrilenëve. Dhe kjo e vërtetua menjëherë në ndeshjen ndaj Real Sociedad.
Shtuar më 23/06/2020, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori