Plas në Asamblenë e Ligës Italiane, Marotta dhe Lotito kapen me njëri-tjetrin
Pëlqej
Debat dhe sherr në Asamblenë e Ligës Italiane, e mbledhur për të zgjedhur presidentin e ri.

Jo vetëm që presidenti i ri nuk u zgjodh, por mbledhja është shoqëruar edhe me një përplasje të fortë mes numrit 1 të Lacios, Klaudio Lotito dhe drejtorit sportiv të Juventusit, Giuseppe Marota.

Mediat italiane raportojnë, se përveç, debatit të ashpër me fjalë ata janë konfrontuar edhe fizikisht dhe është dashur ndërhyrja e drejtuesve të tjerë që situata të qetësohej.

“Këtu janë gjithë të punësuar”, ishin fjalët e Lolitos, të cilët kanë acaruar jashtë mase drejtuesin sportiv të Juventusit.

Pavarësisht mbledhjeve të shpeshta, klubet italiane, ende nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e presidentit të ri, i cili do të pasojë Tavechion. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori