Plas në Brazil, Neymar akuzohet për përdhunim
Neymar është akuzuar për përdhunim nga një grua braziliane.

Por, ylli i Paris Saint-Germainit i ka mohuar fuqishëm akuzat ndaj tij.

Sipas një raporti të policisë të plotësuar në Sao Paulo, gruaja braziliane pretendon që Neymari e kishte çuar në një hotel të Parisit.

Dokumentet e policisë thonë se ajo dhe braziliani ishin njoftuar përmes rrjetit social "Instagram".

Ai ia kishte siguruar asaj një biletë prej Brazilit në Francë. Futbollisti e kishte çuar në hotel më 15 maj, derisa pretendohet se ka qenë i dehur.

Por, këto akuza i kanë mohuar përfaqësuesit e Neymarit.

"Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat e padrejta dhe mbi të gjitha ekspozimin në shtyp të një situate tërësisht negative", thuhet në komunikatën e menaxherëve të Neymarit.
Shtuar më 02/06/2019, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori