Plas në Danimarkë, ekipi i dy futbollistëve shqiptarë akuzohet për trukime (VIDEO)
Skuadra e Vejles ku aktivizohen 2 futbollistët shqiptarë, Ylber Ramadani dhe Arbnor Muçolli është duke kaluar një moment të vështirë në kampionatin danez.

Bardhekuqtë mbajnë vendin e fundit në renditje me vetëm 20 pikë në 26 ndeshje, teksa këtë fundjavë u mposhtën në transfertë nga Esbjerg, me një gol qesharak në minutat e fundit të lojës.

Vejle kaloi e para në avantazh në minutën e 59-të me anë të Sozës, ndërkohë që miqtë barazuan me Jakovenkon 10 minuta më vonë.
Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim, një gafe e portierit Hagelskjaer i dhuroi fitoren Esbjergut që ishte dhe me një lojtar më pak në fushë.

Gardiani i Vejles e lëshoi topin në tokë duke i dhuruar një gol vendasve në minutën e 92-të. Ndërkohë menjëherë pas sfidës, kanë nisur akuzat për trukim ndeshjes, teksa të gjithë mbetën të shëkuar nga ai veprim i portierit. Për më tepër ndiqni videon. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2019, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori