Plas sherri në avionin e Lazios, ndërhyn Tare
Pëlqej
Një tjetër barazim me një tjetër episod të dyshimtë në arbitrim kundër Lacios nuk mund të kishte kaluar pa lënë skorie rrugës.

Dhe fatkeqësisht, kjo gjë ka dalë në sipërfaqe në rrugën e kthimit me avion drejt kryeqytetit, kur Luis Nani dhe një tifoz i të kaltërve kanë bërë sherr mes tyre.

Barazimi i hidhur kundër Kaljarit ka lënë një prej tifozëve më të zhgënjyer sesa të tjerët dhe ai as që ka nguruar që të fajësojë Nanin për rezultatin.

Pas disa momentesh tensioni dhe thumbimesh të tifozit, sulmuesi portugez është revoltuar dhe është kapur me duar, por për të qetësuar sherrin është dashur ndërhyrja e drejtorit sportiv lacial, shqiptari Igli Tare, si dhe e shtatë personave të tjerë për të shmangur më të rëndën.

Në zbritje, në aeroport, tifozi është frenuar nga forcat e rendit dhe ka zbritur i fundit nga avioni, ndërsa skuadra e Lacios është ngjitur në autobus dhe i është drejtuar qendrës stërvitore.
Shtuar më 12/03/2018, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori