Plas sherri tek Hajduk Splitit, tifozët sulmojnë lojtarët ndërsa presidenti jep dorëheqjen
Pëlqej
Presidenti i Hajduk Splitit, Ivan Kos ka dhënë dorëheqjen nga ky post, pas humbjes në kampionat përballë Dinamos së Zagrebit. Numri një i klubit kroat i paraqitit kërkesën e tij Bordit të Mbikëqyrjes për të mbyllur bashkëpunimin mes tyre.

Gjithsesi Ivan Kos do të qëndrojë në krye të klubit deri në momentin që klubi do të zgjedhë pasuesin e tij. Situata degjeneroi kur tifozët e Hajdukut sulmuan futbollistët e skuadrës së tyre (edhe mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Hysen Memolla) pas takimit kundër Dinamos.

Zënka nisi fillimisht verbalisht, më pas ultrasit të irrituar përdorën edhe duart duke goditur lojtarët, veçarisht Marko Futacs, i cili mori disa goditje në kokë. Gjatë zënkës mesohet se ka qenë të pranishëm edhe Hysen Memolla, Hamza Barry e Savvas Gentsoglou.

Drejtuesit e Hajdukut u kërkuan autoriteteve të zbardhnin ngjarjen dhe të vendosin agresorët para ligjit. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2018, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori