Plas te Anglia, u largua nga grumbullimi se gjoja ishte sëmurë, lojtari "kapet mat" në kazino (FOTO LAJM)
Si të mos mjaftonte humbja 2-1 ndaj Çekisë , te kombëtarja
angleze ka shpërthyer një skandal, e ku protagonist është lojtari i Leicester James Madison.
Ky i fundit u
largua nga grumbullim për arsye si ishte sëmurë, po mbrëmjen e djeshme ai është fotografuar në një nga kazinot e Leicesterit.
Një gafë e rëndë kjo nga Maddison, i cili rrezikon jashtë mase shumë.
Në Angli, veprime të tilla janë të patolerueshme, pasi konsiderohet mosrespektim i fanellës së Kombëtares. Federata
angleze ende nuk ka reaguar për këtë çështje dhe sipas asaj që raportohet nga mediat në ishull, pritet që sipas gjasave të japë edhe një dënim shembullor për mesfushorin.
Shtuar më 13/10/2019,
ora 12:00