"Plas" te Barça: Suarez i përgjigjet Messit: Bëj kujdes aty mos të njollosin (FOTO LAJM)

Luis Suarez i është përgjigjur mesazhit emocionues të dërguar publikisht nga shoku i tij më i ngushtë dhe njëkohësisht kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi.

6 herë fituesi i “Topit të Artë” ka kritikuar Barcelonën e cila largoi Suarezin në një mënyrë jo të përshtatshme.

Suarez iu është përgjigjur fjalëve të Messit, duke falënderuar madje e ka paralajmëruar që të mos njolloset figura e tij.

“Faleminderit mik për fjalët e tua, por faleminderit edhe që ishe ashtu siç je, për atë që ishe nga dita e parë me mua dhe familjen time. Unë gjithmonë do t’i jem mirënjohës Messit njerëzor – me humor dhe sentimental – sepse të gjithë e njohin si lojtar”.

“Mos harro atë që të thashë: “Vazhdo ta shijosh veten dhe të demonstrosh se je numri një’, dhe mos lejo që dy, tre ose katër persona të njollosin madhështinë që ke në klub dhe për botën e futbollit”.

“Unë të dua shumë, miku im, dhe do të na mungosh [Messi , gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre]”, ka shkruar Suarez.

Shtuar më 25/09/2020, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori