Plas te Bayerni, Boateng godet derën e dhomës së zhveshjes
Humbja ndaj Borussia Dortmundit ka trazuar ambientin bavarez. Situata në dhomat e zhveshjes ka qenë me të vërtetë e nderë dhe “Bild” zbulon se në krye të revoltës ishte Jerome Boateng, i cili goditi dhunshëm derën e dhomëszhveshjes, duke flakur edhe objekte në mur. Disa prej lojtarëve e shfaqnin zemërimin e tyre edhe me zë të lartë:

“Gjithnjë i njëjti m…”. Por zemërimi i kampionëve është i kuptueshëm. Ata shkuan dy herë në avantazh në “Signal Iduna Park” dhe humbën pas transformimit drastik të vendësve në pjesën e dytë. Por Joshua Kimmich këmbëngul se: “Bajerni mund ta përballojë presionin.Nëse është dikush që nuk e kupton se për çfarë bëhet fjalë këtu, atëherë ai nuk do ta kuptojë kurrë”.

Ndërsa shefi i klubit, Kar-Heinz Rummenigge, përpiqet t’i hedhë ujë zjarrit: “Luajtëm shumë mirë, kaluam dy herë në avantazh dhe nuk mund ta gjykoj për asgjë skuadrën”.
Shtuar më 12/11/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori