Plas te Interi, Lukaku sherr me Brozovic
Romelu Lukaku është padyshim lojtari më i shtrenjtë i epokës Zhang tek Interi, dhe njeriu rreth të cilit Antonio Konte ka ndërtuar projektin e tij tek zikaltrit, e që në merkaton e verës e kërkoi aq shumë.

Por, për belgun kanë nisur shumë shpejt edhe "shkëndijat" e para. Është "Gazzetta dello Sport", e cila zbulon së në ndeshjen me Slavian e Pragës, ka pasur edhe momente tensioni në dhomat e zhveshjes.

Lukaku, i cili po e shihte se takimi ndaj çekëve nuk po shkonte si duhet, dhe ekipi nuk ishte në lartësinë e duhur, foli drejtuar shokëve të tij, për të rregulluar diçka në performancë. Por, mesa duket Brozoviç i ka marrë personale fjalët e sulmuesit me numrin "9", dhe mes tyre u shkëmbyen edhe disa fjalë më shumë.

Gazzetta shkruan se Brozoviç i është afruar gati kokë-më-kokë Lukakut, por me ndërhyrjen e shokëve, konflikti më i madh u shmang. Një krisje që vjen pak para derbit, ndërkohë që Brozoviç ka pasur probleme edhe me numrin "9" para Lukakut, fanellë që mbahej nga Mauro Icardi.
Shtuar më 19/09/2019, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori