Plas te Interi, Spalletti shporr nga stërvitja lojtarin dembel
Edhe kjo i duhej Interit. Trajneri Luciano Spalleti nuk ka duruar dhe ka nxjerrë nga stërvitje një prej lojtarëve të mesfushws. Ka qenë Joao Mario ai që e ka tërbuar teknikun italian. Angazhimi i tij gjatë seancës stërvitore nuk ka qenë ai i duhuri dhe kreu i pankinës zikaltër e ka nxjerrë jashtë.

Brazilliani u pa i pa përqendruar dhe Spaleti ka qenë i qartë: "Ik dhe nesër të dua me mendje tjetër kwtu". Joao Mario duhet të reagojë menjëherë, pasi Interi është në një moment delikat të sezonit dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë atmosferës dhe rezultateve.

Mesfushori kohët e fundit ishte "harruar", pasi nuk ka pasur shumë hapësira. Kjo sa duket ka bërë që edhe ai "t’ia varë" seancës së sotme stërvitje. Gjithsesi kjo nuk ka kaluar pa iu vënë re nga Spalletti që e ka ndëshkuar menjëherë. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori