Plas te Kamza, shkarkohet trajneri dhe 3 futbollistë
Mjafton një barazim për të shkaktuar një “tërmet” te Kamza. Skuadra nuk mori dot më shumë se një pikë kundër Shënkollit, ndeshje e cila përfundoi 1-1. Pas kësaj, drejtuesit e klubit që kryeson renditjen e kampionatit kanë vendosur të bëjnë largime të rëndësishme.

Bledar Devolli nuk është më trajner i Kamzës, teksa drejtuesit e klubit e kanë shkarkuar teknikun gjirokastrit . Veç tij, e kanë pësuar edhe tre lojtarë, të cilët janë përjashtuar nga ekipi ende pa u mbyllur sezoni.

Këtë “fat” e kanë pasur Mario Morina, Valdano Nimani e Vilfor Hysa, që nuk do të jenë në vijim pjesë e ekipit që synon ngjitjen në Superiore.
Shtuar më 19/03/2017, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori