Plas te Lyon-i, të gjithë janë kthyer kundër legjendës Juninho
Trajneri Sylvinho u shkarkua nga Lyon-i, por tashmë ka kritika edhe dhe për ish-legjendën e klubit, Juninho. Presioni është shtuar pas humbjes kundër St. Etienne.

Juninho u emërua si drejtor sportiv i Lyon verën që lamë pas, duke e rikthyer legjendën që ishte idhull te Lyoni gjatë karrierës si lojtar për shtatë vjet (2001-2008). Pas Junihnos, në postin e trajnerit erdhi një brazilian tjetër, Sylvinho që karrierë si lojtar ka bërë tek ekipet si Corinthians, Arsenal, Celta, Barcelona e Manchester City.

Angazhimi i kësaj dyshe shtoi shpresat te tifozët e Lyonit se ekipi i tyre më në fund do të jetë i denjë për ta sfiduar PSG-në për titullin e kampionit. Lyoni ka shtatë tituj kampioni në Ligue 1, të fundit në edicionin 2015/16.

Starti i Lyonit këtë edicion ishte perfekt. Realizoi nëntë gola dhe pranoi vetëm një në dy ndeshjet e para, duke dhënë sinjal se do të jetë konkurrent i fortë për titull.

Megjithatë, gjërat shumë shpejt ndërruan kahe, duke bërë që Lyoni në shtatë ndeshjet e fundit të tubojë vetëm tri pikë. Në fakt, Lyoni nuk po duket aspak ekipi agresiv që ishte nën urdhrat e trajnerit Genesio.
Shtuar më 08/10/2019, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori