Plas te Milani, Gattuso përplaset me Leonardon
"Ju do ta mësoni të ardhmen time brenda dy muajve. Në fund të sezonit do të them atë që mendoj dhe se çfarë do të bëj në të ardhmen”, me këto fjalë dhe një qëndrim të zi si kurrë më parë trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso rihapi diskutimet për stolin e kuqezinjve në fund të këtij sezoni.

Mediaet në Itali kanë bërë me dije se trajneri ndihet i vetëm dhe nuk ka mbështetjen e drejtuesve të klubit në momentin që nuk marrë rezultatet e duhura me skuadrën, sidomos pas humbjes në derbi ndaj Interit.

"Corriere della Sera" bën me dije se pa një vend në zonën Champions në fund të sezonit, Gatusso është i larguar 100% nga drejtimi i Milanit edhe pse ka kontratë edhe për dy sezonet e ardhshme.

Ndërkohë "La Republica" shkruan se Leonardo ka kthyer hijet e tetorit të kaluar, teksa hapi disa sondazhe për afrimin e Arsene Wenger te kuqezinjtë.
Shtuar më 30/03/2019, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori