Plas te PSG-ja, Neymar sherr me lojtarët
Që pas eleminimit në Champions nga Manchester United te PSG situata nuk është aspak e qetë.

Kryeqytetasit numurojnë 1 fitore dhe në 7 ndeshjet e fundit në kampionat dhe një disfatë kundër Rennes në finalen e Kupës së Francës që vuri në dyshim të ardhmen e Tuchel në krye të stolit parizien.

Së fundmi Le Parisien plas bombën teksa bën me dije se Neymar ka ngritur gishtin e akuzës së lojtarëve të rinj të ekipit se kanë injoruar lojtarët lojtarët veteran dhe me më shumë ekspreriencë të kësaj skuadre.

Neymar ka reaguar gjithashtu me nervozizëm edhe ndaj komenteve të mbrojtësit 23-vjeçar të Parisit Presnel Kimpembe i cili pas disfatës të pësuar ndaj Nantes, u kishte kërkuar shokëve të skuadrës në dhomat e zhveshjes të mos i kushtonin shumë rëndësi fjalëve të trajnerit Thomas Tuchel. /SS/

Në ndeshjen pasuese atë ndaj Montpellierit ishte Draxler ai që akuzoi ish- sulmuesin e Barcelonës mbi mënyrat e tij egosite të sjelljes në fushën e blertë dhe me përgjigjen e Neymar mësohet se situata ka precipituar mes tyre thuajse në një konflikt fizik. debati mes tyre ka arritur kulmin kur Neymar i është drejtuar Draxler me fjalë “kush je ti që më flet me ketë gjuhë”, e vetmja gjë që di të bësh është të pasosh topin. Është dashur ndërhyrja e trajnerit Tuchel dhe drejtorit sportiv Ander Herrera për të ndalur këtë debat të agravuar. Me pak fjalë pavrësisht titullit klima në skuadrën e Parisit nuk është ndër më optimalet dhe tanimë drejtuesit e klubit të Parisit me objektiva madhorë për sezonin e ardhshëm janë duke ridimensionuar prioritet e tyre si në organikë ashtu edhe në drejtim të stolit.


Shtuar më 08/05/2019, ora 15:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori