Plas te Reali: CR7 kundër Perez, Perez kundër Ancelottit
Pëlqej
Debate në shtëpinë e Real Madrid. Në qëndër të saj janë presidenti Florentino Perez, trajneri Carlo Ancelotti dhe ylli i skuadrës Cristiano Ronaldos. Arsyeja është merkatoja e verës dhe veçanërisht shitja e Angel Di Marias dhe Xabi Alonsos.

"Nëse do të isha presidenti nuk do të veproja kështu", tha Ronaldo duke kritikuar merkaton e 10 herë kampionëve të Europës. "Topi i Artë" e quajti "traumatike" shitjen e Di Marias por kjo gjë nuk i ka pëlqyer presidentit Perez. "Mundo Deportivo" shkruan se "Perez është i vetëdijshëm se brenda skuadrës ka pakënaqësi për shitjen e Xabi Alonsos dhe mbi të gjitha Di Marias. Dhe se dyshimet e Ronaldos për merkaton mbështeten nga 90% e skuadrës".

Por nuk mbaron me kaq: Perez e ka edhe me teknikun Carlo Ancelotti dhe zgjedhjet e tij në ndeshjen e Superkupës së Europës kundër Sevillas dhe në ndeshjen e fundit në La Liga kundër Real Sociedad (4-2).

Sipas "Mundo Deportivo", në rast se Real Madrid nuk fiton më 13 shtator kundër Atletico Madrid, atëherë do të ketë një uragan të vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori