Plas tek Juventusi, mbrojtësi organizon lojtarët kundër Bonuccit
Ish-mbrojtësi i Juventusit, Lilian Thuram, e ka kritikuar qendërmbrojtësin e “Zonjës së Vjetër”, Leonardo Bonuccin, pasi ky i fundit kishte pretenduar se Moise Kean ishte pjesërisht fajtor që u bë viktimë e abuzimit në baza racore.

Sulmuesi adoleshent i Juventusit, Moise Kean, u bë viktimë e racizmit nga tifozët e pranishëm në tribuna gjatë ndeshjes të së martës kundër Cagliarit, në kuadër të Serisë A, transmeton Gazeta Express.

19-vjeçari i mbajti krahët e ngritur pasi e shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Juventusit ndaj Cagliarit. A i bëri këtë për të reaguar ndaj thirrjeve raciste në drejtim të tij, mirëpo pas këtij veprimi u përball me abuzim edhe më të madh.

Mbrojtësi italian Bonucci, i cili e shënoi golin e parë të ndeshjes, tha për Sky Sports Italia: “Golat festohen me bashkëlojtarët. Ai mund të kishte festuar ndryshe. Mendoj se faji është 50-50. Moise nuk duhej ta kishte bërë atë dhe tifozët nuk duhej të kishin reaguar në atë mënyrë”.

Ky koment i tij ngjalli shumë reagime, madje nga disa yje të futbollit, si Raheem Sterlingu e Mario Balotelli. Rreth 24 orë pas deklaratës së tij të parë, Bonucci pretendoi se deklarata e tij ishte keqkuptuar dhe se ai ishte ngutur në këtë rast.

“Pas 24 orëve, dua t’i qartësoj ndjenjat e mia. Dje, unë u intervistova menjëherë pas përfundimit të ndeshjes dhe është e qartë që fjalët e mia janë keqkuptuar, ndoshta sepse u nguta shumë t’i shpreh mendimet e mia”, shkroi Bonucci në Instagram.

“Orë dhe vite të tëra nuk do të mjaftonin për të diskutuar për këtë temë. Unë e kundërshtoj fuqishëm çdo formë të racizmit dhe diskriminimit. Abuzimi nuk është aspak i pranueshëm dhe kjo gjë nuk duhet të keqkuptohet”.

Megjithatë, Thuram beson se reagimi i Bonuccit kishte qenë po aq dëmtues sa abuzimi që Kean e kishte marrë nga tifozët në tribuna.

“Vetë bashkëlojtari i Kean tha se ai i meritoi ato thirrje majmunësh dhe se tifozët mund të vazhdojnë. Reagimi i Bonuccit ishte po aq i dhunshëm sa thirrjet raciste”, u shpreh Thuram për Le Parisien.

Bonucci nuk është budalla. Komentet e Bonuccit ishte e turpshme. Ne duhet të pajtohemi për racizmin. Kean duhet të jetë krenar dhe çdo person me ngjyrë duhet të ngrihet kundër njerëzve si Bonucci”.
Shtuar më 05/04/2019, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori