Plas tek Luftëtari, trajneri ikën një ditë para nisjes së kampionatit
Nuk kanë fund çudirat te Luftëtari i këtij sezoni. Vetëm 1 ditë para ndeshjes debutuese në kampionat ndaj Tiranës, bluzinjtë kanë ndryshuar trajner.

Klevis Dalipi i cili kishte rreth 1 muaj që stërviste Luftëtarin është larguar nga stoli i skuadrës gjirokastrite duke dhënë dorëheqjen pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e klubit.

Në vend të ish-trajnerit të Partizanit te bluzinjtë është emëruar menjëherë Klodian Duro i cili në këto 3 javë e gjysmë ka mbajtur rolin e drejtorit sportiv te Luftëtari. Largimi i Dalipit një ditë para startit të kampionatit ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur.

Drejtuesit e Luftëtarit nuk kanë arritur marrëveshjen mbi termat e kontratës dhe kjo është arsyeja që mëngjesin e kësaj të premteje, 43-vjeçari nga Elbasani ka braktisur skuadrën.

Tashmë detyrën e vështirë për të ringritur Luftëtarin do ta ketë ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Klodian Duro.
Shtuar më 23/08/2019, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori