Plasin polemikat në Man United-Tottenham, Lamela godet Martialin dhe të kuqin e merr francezi (VIDEO)
Polemika të mëdha kanë plasur në supersfidën Manchester United-Tottenham.
Në minutën e 30 të
ndeshjes një përplasje ka ndodhur në zonën e “djajve të kuq”.
Kur Spurs ishin gati të ekzekutonin një goditje nga këndi,
Lamela godet në fytyrë
Martialin, i cili nuk përton t’ja kthejë me të njëjtën monedhë.
Por pavarësisht se ishte lojtari i Tottenham-it ai që nisi gjithçka, në fund ia ka hedhur paq. Arbitri merr vendimin dhe ndëshkon me karton të kuq vetëm Martial, duke e lënë United-in me 10 futbollistë për pjesën tjetër të
ndeshjes.
Epërsia numerike më pas ka dhënë edhe e efektet e saj, teksa nga 1-2 shifrat kanë shkuar në 1-5 për ekipin e Moirinho-s, i cili po shkatërron kështu ish-skuadrën e tij.
Shtuar më 04/10/2020,
ora 19:06