Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Platini i thote jo teknologjise ne futboll
Albeu.com
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka kundërshtuar idenë e përdorimit të teknologjisë në vijën fatale të golit, por ka përkrahur idenë për të vënë më shumë gjyqtarë në lojë.
Bordi i FIFA-s më herët i ka dhënë fund idesë për aplikimin e teknologjisë, ndërsa Platini pajtohet me këtë vendim, por ai ka lënë dyert e hapura për mënyrat tjera të gjykimit të vendimeve kontroverse. “Loja me dorë e Henrys? Nëse do ta kisha bërë unë këtë, nuk do ta kishte parë askush, por sot, të gjithë do ta kishin parë, dhe kjo ndryshon gjithçka”. “Kështu, kemi dy mënyra për të zgjidhur këtë problem: Ose shtojmë gjyqtarë, ose përdorim teknologjinë. Unë jam për elementin njeri, dhe mendoj se referimi duhet të jetë njerëzor”, është cituar legjenda franceze nga "La Repubblica".
Shtuar më 17/03/2010, ora 00:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori