Platini merr ende rrogë nga UEFA
UEFA ka konfirmuar se presidenti i pezulluar Michel Platini do të vazhdojë të paguhet deri në njoftimin e ardhshëm”.

Presidenti Platin për tetë vjet është përjashtuar nga çdo aktivitet të futbollit, pas hetimeve ndaj tij për një pagesë prej 1.3 milionë dollarëve që e kishte pranuar ai nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

FIFA ka njoftuar se Blatter, i cili gjithashtu është dënuar me tetë vjet, do të vazhdojë të paguhet deri më 26 shkurt, që përkon me kohën që do të zgjidhet presidenti i ri i FIFA-s.

Platini është duke e pranuar pagën nga UEFA dhe do të vazhdojë të paguhet deri në njoftimin e ardhshëm”, ka deklaruar UEFA./Albeu.com/
Shtuar më 19/01/2016, ora 23:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori