Platini: Një gjerman duhet ta fitojë Topin e Artë
Michel Platini
Kreu i UEFA-s, Michel Platini, sugjeron që Topi i Artë për këtë vit t’i ndahet një futbollisti gjerman, pas triumfit në Kampionatin Botëror.

Cristiano Ronaldo është favorit për ta fituar çmimin prestigjioz edhe këtë vit, pas suksesit në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Lionel Messi është gjithmonë pretendent, e sidomos për faktin se luajti në finale të ‘Brazili 2014’ me Argjentinën.

“Unë nuk votoj për Topin e Artë, në parim (pas një Kampionatin Botëror) duhet t’i jepet një lojtari që ka prodhuar paraqitje të mëdha në atë turne. Prandaj, duhet të jetë një gjerman”.

“Është ngjashëm si në vitin 2010 kur e fitoi Messi, edhe pse pati një Kampionat Botëror mestar, prandaj edhe këtë vit nuk është asgjë e sigurt”.

“Sidoqoftë, ajo që është e sigurt, është se Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë, së bashku me Lionel Messin. Nuk ka dyshim për këtë”, ka deklaruar francezi për beIn Sports.
Shtuar më 20/10/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori