Platini rizgjidhet në krye të UEFA-s
Michel Platini
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është rizgjedhur sot pa kundërkandidat për një mandat të dytë. Ai u zotua se do të vazhdojë përpjekjet e tij për të kontrolluar shpenzimet e klubeve, luftimin e aranzhimit të rezultateve dhe dhunën e tifozëve.

Ish-kapiteni i Francës, premtoi në një fjalim që mbajti sot, të bëjë prioritet futbollin ndërkombëtar dhe ta mbajë Ligën e Kampionëve të hapur për klubet nga 53 asociacionet më të vogla evropian, transmeton Reuters.

Platini, i cili udhëheq UEFA-n nga viti 2007, u votua nga Kongresi i kësaj organizate.
Shtuar më 22/03/2011, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori