"Pleshti" kthehet në makth për Guardiolën
Pep Guardiola e ka quajtur lojtarin më të mirë në botë, por strategu spanjoll përjeton "makth" sa herë përballet me të.

Guardiola është përballur me Messi-n tre herë si kundërshtar, gjithmonë në Champions, është mundur dy herë si dhe ka arritur një fitore që nuk i bëri punë, në gjysmëfinalen e kthimit të 2015, me Bayernin që fitoi 3-2 në Mynih pasi ishte mundur 3-0 në Barcelonë.

Vlen të theksohet se argjentinasi i ka shënuar plot 5 gola mësuesit të tij, dygolësh në gjysmëfinalen e parë të 2015, dhe tregolësh në përballjen e fundit, ku nuk i la shpëtim Barcelonës.

Guardiola ka luajtur 4 herë në Spanjë si kundërshtar në stolat e Bayernit dhe City-it, ka pësuar 4 humbje e madje skuadrat e tij nuk kanë shënuar asnjë gol në fushat e Barcelonës, Reali të Madridit dhe Atletikos.

Shtuar më 20/10/2016, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori