Plisat ndezin atmosferën në Lihtenshtejn, ngrenë flamurin shqiptarë (VIDEO)
Tifo-grupi më i famshëm i Prishtinës që ka udhëtuar drejt Lihtenshtejnit për të mbështetur kombëtaren kuqezi që do të luajë sot në mbrëmje ndaj përfaqësueses vendase.

Mbështetësit e zjarrtë të kuqezinjve tanë kanë krijuar një atmosferë shumë të bukur në kryeqytetin e Lihtenshtejnit, teksa në Vaduz kanë ngritur flamurin kuqezi të Shqipërisë me mbishkrimin e tifo-grupit të tyre.

Pritet që atmosfera sot të jetë e zjarrtë në stadiumin “Rheinpark Stadion", teksa do të ketë një numër të madh tifozësh që kanë udhëtuar për të mbështetur djemtë tanë. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2016, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori