Plisat, serbëve: Shihemi në Beograd
Pëlqej
Grupi i tifozëve "Plisat" e KF Prishtinës janë vënë në shënjestër të mediave në Serbi, duke u akuzuar si grup radikal dhe huligan.

"Plisat" tanimë kanë vendosur, flamuri kuq e zi nuk do të mungojë në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ku do udhëtojnë për të përkrahur kombëtaren shqiptare në udhëtimin më të vështirë të tyre, në këto eliminatore, transmeton Indeksonline.

Udhëheqësi i "Plisave", Albert Kastrati ka thënë se përgatitjet për në Serbi kanë nisur tanimë.

Ai ka theksuar se mediat në Beograd po e ngatërrojnë sportin me politikën dhe se në Serbi do të shkojnë për tifozllëk paqësor. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori