Plot 7 gola, Interi fiton në mënyrë dramatike ndaj Fiorentinës (VIDEO)
Inter ka bërë çmendurinë duke e përmbysur 4-3 Fiorentinën në San Siro.

Miqtë nga Firence iu nevojitën tre minuta për të kaluar në epërsi, kur shënoi Christian Kouame, shkruan lajmi.net.

minutën e fundit të pjesës së parë, Inter barazoi në 1:1, falë një supergoli të shënuar nga Lautaro Martinez.

Inter arriti edhe të përmbyste rezultatin, kur Federico Ceccherini shënoi autogol në minutën e 52′.

Vazhdimi i ndeshjes ishte shumë i hapur, dhe Fiorentina arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë, për 2:3.

Gaetano Castrovilli në minutën e 57′ dhe Federico Chiesa në minutën e 63′, ishin golashënues për Fiorentinën.

Fundi i ndeshjes ishte i çmendur dhe i takoi Interit, që fillimisht barazoi me Romelu Lukakun për 3:3, dhe pastaj me Danilo D’Ambrosio, shënuan për 4:3.
Shtuar më 26/09/2020, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori