Plot 7 gola, Reali eliminohet nga Kupa e Mbretit (VIDEO)
Reali i Madridit është jashtë Kupës së Mbretit.

Skuadra e Zinedin Zidan, u mposht në shtëpi me rezultatin 3-4 nga Sociedadi në një ndeshje dramatike, ku u shënuan plot 7 gola.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, u shënuan plot 6 gola.

Pavarësisht se madrilenët e panë në 2 momente veten në disavantazhin e 3 golave, ata provuan deri në fund, për ta barazuar sfidën, por ka sukses.

Një eliminim i hidhur ky për skuadrën e Zidan, e cila tashmë do të fokusohet në kampionat dhe Champions.
Shtuar më 06/02/2020, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori