Plot 7 gola, Roma bën detyrën (VIDEO)
Roma shkatërroi me rezultatin 5-2 Beneventon.

Në fakt, ishin miqtë që kaluan të parët në epërsi me anë të Gianluca Caprari (5’).

Por në vijim, vendasit u kundërpërgjigjen furishëm me dy gola. Pedro (31’) dhe Edin Dzeko (35’) përmbysën rezultatin.

Në 45 minutëshin e dytë, Gianluca Lapadula (55’) barazoi rezultatin. Mirëpo, kësaj radhe skuadra e Fonseca u përgjigj me tre gola. Së pari Veretout (67’) nga penalltia, Dzeko (78’) me golin e dytë personal dhe Carles Perez (90′) vulosën rezultatin përfundimtar.

Roma pas katër ndeshjeve tubon shtatë pikë në vendin e shtatë, kurse Benevento ka gjashtë pikë në pozitën e 10-të.
Shtuar më 18/10/2020, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori