Plot 7 vite nga pensionimi, flet Beckham: Nuk më besohet, më mungon futbolli
Beckham ka regjistruar edhe vitin e tij të shtatë si i pensionuar nga futbolli, por dashuria e tij për këtë sport nuk po zbehet.

Ylli anglez ka bërë të ditur se edhe pas shtatë viteve, atij çdo ditë i mungon loja e futbollit.

"Nuk më besohet që shtatë vite më parë kam luajtur ndeshjen e fundit si futbollist", ka thënë Beckham.

"Kujtime të mira. Isha me dfat të luaja me shokë të mrekullueshëm skuadre dhe të kisha suportin e tifozëve. Më mungon akoma. Nuk më pritet për kapitullin e ri me Inter Miami", ka shtuar ish mesfushori i skuadrave si Real Madrid, Man Utd, Milan e PSG.

Beckham ka kaluar një pjesë të karrierës si futbollist edhe në ShBA, ku është aktivizuar me LA Galaxy.

Ai tashmë ka blerë një klub në ShBA, Inter Miami, ku synon të nis aventurë të re në futboll, pa qenë vet në fushën e blertë.
Shtuar më 18/05/2020, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori