Plotësohet dëshira e Mourinhos, "spurs" rinovojnë me dy futbollistë
Jose Mourinho merr një lajm të mirë. Tottenham është një nga klubet e Premier League që ka më shumë futbollistë në skadencë kontrate, dhe pasi humbi Christian Eriksen i cili për të mos u larguar me parametër zero u shit në janar te Interi për 20 milionë euro, në fund të këtij sezoni nga Spurs do të largohen edhe Jan Verthongen dhe Michel Vorm, por me anë të një postimi në Twitter, klubi i Premier League në mënyrë surprizë lajmëron rinovimin me dyshen: Jan Vertonghen dhe Michel Vorm.

Si mbrojtësi belg, i cili është një nga objektivat e Interit për prapavijën, edhe portieri holandez, do të vazhdojnë të qëndrojnë nën urdhrat e Jose Mourinhos.

"Dy lojtarët kanë rënë dakord të zgjasin kontratat deri në fund të këtij sezoni", shkruajnë Spurs, pasi ekzistonte mundësia që Verthongen dhe Vorm të largoheshin pas 30 qershorit kur u përfundojnë kontratat, por mesa duket lamtumira e tyre nga Tottenham do të vijë kur të përfundojë ky sezon i Premier League.
Shtuar më 22/06/2020, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori