Gentian
Selmani po paraqitet mirë në
Turqi me Menemenspor, klub që garon në ligën e dytë
turke. Portieri i Shqipërisë U21, i grumbulluar disa herë edhe me kombëtaren A, mund të ndryshojë ekip në janar ose në verë.
"Calciomercato.it" shkruan
Selmani është në fokusin e dy klubeve të Serie A, Lecce dhe Torino. Vetë menaxheri i portierit, Deniz Uysal, ka mohuar të ketë bisedime me klubet e sipërpërmendura, por zbulon se 21-vjeçarin e duan në Gjermani dhe në Superligën
turke.
"Ne nuk kemi pasur kontakte zyrtare me këto dy
klube. Por presidenti i Menemenspor na ka thënë se dëshironte të bisedonte me disa
klube italiane. Na kanë ardhur oferta për Selmanin nga
klube të Superligës
turke dhe nga Bundesliga gjermane", ka deklaruar Uysal.
Shtuar më 21/11/2019,
ora 13:23