Po bën mirë te Roma, Juve e Interi, në garë për Smalling
Dy gjigantët italianë do të tentojnë ta transferojnë mbrojtësin e Manchester Unitedit, i cili po shfaq formë të shkëlqyeshme tek Roma këtë sezon

Juventusi dhe Interi i janë bashkuar garës për ta transferuar Chris Smallingun.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian, "Corriere della Sera".

Përfaqësuesi anglez ka qenë impresionues deri tash në sezonin që po e kalon në formë huazimi tek Roma.

Smalling kishte përfunduar në bankinë në Manchester United dhe e kërkoi një sfidë të re, duke e bërë zgjedhjen e duhur.

Mirëpo, pas përfundimit të sezonit ai mund të përfundojë në një tjetër klub italian.

Atë do të tentojë ta mbajë edhe Roma, por Juventusi dhe Interi mund të shihen si favoritë për transferimin e tij.
Shtuar më 19/11/2019, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori