Po bën xhiron e botës, ky është gjyqtari më i çuditshëm që mund të keni parë (VIDEO)
via ytCropper
Pëlqej
Një video nga kategoria e dytë në Finlandë mes Oulu dhe Ekenas po bën xhiron në mediat sociale. Gjyqtari i kësaj ndeshje vendosi që të akordonte një penallti amatoreske në minutën e 57-të, ndërkohë që më pas vazhdon të bëjë pafund gafa.

Lojtari i Ekenas fillimisht shënon, por gjyqtari e anulon për kalim të vijës gjatë ekzekutimit, raporton Albeu. Më pas futbollisti që do të ekzekutonte penalltinë i tërhiqet disa herë vëmendja për respektim të pikës së penalltisë, derisa gjyqtari vendos që ta anulojë fare penalltinë.

Mesa duket arbitri ka dashur të bëhet "gazi i botës" me veprimet e tij. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori