Po dështon tek Fulham, Ranieri në fije të perit
Claudio Ranieri është në pragshkarkimit nga Fulhami dhe pritet një vendim zyrtar sot, raportojnë mediat britanike.

Dje Fulham u mund nga Southampton dhe tashmë skuadra lodineze është në pragshkarkimit.

Ranieri firmosi në nëntor kontratë 2-vjeçare dhe në të nuk u përfshi ndonjë klauzolë për largim në rast zbritjeje nga kategoria.

Megjithatë 11 humbje në 17 ndeshje flasin qartësisht kundër Ranierit, i cili nuk ka mundur të bëjë magjinë e radhës, pas titullit të pabesueshëm që fitoi me Leicester City-n në vitin 2016. /albeu.com/

Shtuar më 28/02/2019, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori