“Po, e di se e kemi një në shtëpi, kjo është tjetër”: Si iu përgjigj Salah vajzës


Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, e ka fituar sërish “Këpucën e Artë” të Premierligës.

Salah do të ndajë këtë çmim me Sadio Mane dhe sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang – që të tre kanë shënuar nga 22 gola në sezonin që sapo përfundoi.

Egjiptiani nuk arriti të gjejë rrjetën në fitoren 2-0 të Liverpool kundër Wolves në “Anfield”, që pavarësisht fitores, dështuan në garën për titull që e fitoi Manchester City për herë të dytë me radhë.

Por, Salah është duke shijuar “Këpucën e Artë”, dhe këtë e dëshmon edhe më së miri në postimin që ka bërë në “Twitter” me vajzën e tij, ku ka shkruar: “Po, e di se e kemi një në shtëpi. Por, kjo është tjetër”.

Salah e përfundoi sezonin me 22 gola e 11 asiste në Premierligë, ndërsa numëron 26 gola në të gjitha garat – shifër që mund të rritet me finalen e Champions League para.

Kurse edicionin e kaluar, ai e fitoi “Këpucën e Artë” duke thyer rekord, që shënoi 32 gola në 36 ndeshje.

Para xhiros së fundit, Salah ishte i vetmi në garën për “Këpucën e Artë”, por Mane dhe Aubameyang shënuan nga dy herë për të ndarë tretë këtë çmim.
Shtuar më 13/05/2019, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori